RRETH NESH
Studio ligjore “Legale Albania” Law & Tax është një studio multidisiplinare e të drejtës me orientim të veçantë ndërkombëtar, duke patur që nga themelimi i saj marrëdhënie të privilegjuara me Evropën dhe veçanërisht me Italinë dhe shoqëritë italiane. Me profesionistët e zyrës në Tiranë dhe me bashkëpunimin me Filiale të ndryshme në Romë, Bolonjë, Torino, Napoli, Pescara, Studio ligjore “Legale Albania” garanton asistencë ligjore të një profili të lartë si në Shqipëri ashtu edhe në vendet ku ka rrjetin e saj të bashkëpunimeve.
Historiku ynë
Studio ligjore “Legale Albania” Law & Tax u krijua me iniciativën e Av. Dr. Lulzim Alushaj, i cili pas një eksperience të gjatë në Studio ligjore të njohura italiane që operojnë jashtë vendit, themeloi Studion “Legale Albania” me seli kryesore në Tiranë (Shqipëri), e specializuar në fusha tek të cilat ai ka përqëndruar veprimtarinë e tij profesionale që në fillimet e karrierës.
Përse ne?
Profesionalizmi, specializimi, pragmatizmi dhe orientimi drejt rezultateve, përbëjnë karakteristikat dalluese të Studios ligjore “Legale Albania”, e cila është e aftë të ofrojë shërbime ligjore të personalizuara shoqërive, drejtuesve dhe klientëve ndërkombëtarë që operojnë në zonat gjerografike kompetente.
Falë pranisë së profesionistëve mjaft të specializuar me titull të dyfishtë Avokat (në Itali dhe Shqipëri), Studio asiston një klientelë kombëtare dhe ndërkombëtare, nga start-up në multi-nacionale, dhe në veçanti karakterizohet për marrëdhëniet e konsoliduara me Studio ligjore të njohura si dhe me klientë vendas dhe evropianë. Ky rrjet marrëdhëniesh është parësor në një sektor për nga natyra e tij globale, siç është ai i mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të klientëve të cilët operojnë ose kanë lidhje me Shqipërinë.
Struktura e Studios ju ofron shoqërive vendase dhe të huaja aksesin me kosto të arsyeshme për të gjitha llojet e shërbimeve ligjore dhe fiskale, duke vënë në dispozicion përvojën, përkushtimin dhe cilësinë e kësaj strukture me fleksibilitetin, komoditetin dhe disponueshmërinë e studios të përbërë nga profesionistë dhe Of Counsel me eksperiencë të gjatë dhe të njohur e me aftësi praktike.