Tatimet dhe Doganat
- Asistencë e zakonshme tatimore;
- Asistencë tatimore në kuadër të operacioneve të jashtëzakonshme, konsulencë fiskale ndërkombëtare;
- Legjislacioni mbi transferimin e çmimit;
- Konsulencë për transferimin e çmimit brenda grupit;
- Asistencë në përgatitjen e dokumentacionit, asistencë gjatë kontrollit tatimor dhe në fazën para-gjyqësore të mosmarrëveshjeve tatimore;
- Regjimet doganore;
- Kontratat dhe praktikat doganore;
- Mosmarrëveshjet ndërmjet operatorëve dhe doganave, së bashku me administratat e tjera publike si dhe ndërmjet privatëve (importues, eksportues, agjentëve doganor, shoqërive të spedicionit dhe transportit).
Së bashku me kontabilistët e autorizuar dhe audituesit ligjorë, Of Counsel, të cilët bashkëpunojnë ngushtë me anëtarët e studios, dhe janë të specializuar në mbikëqyrjen e fushave të ndryshme të veprimtarive, shoqëria e konsulencës është pajisur me një strukturë kontabiliteti të biznesit back-office, e aftë për të ofruar asistencë si për bizneset e vogla ashtu edhe për ato të mesme dhe multinacionale, në secilën nga fazat e veprimtarisë dhe ciklit zhvillimor të vetë bizneseve.
Studio i ofron klientëve njohuritë dhe konsulencën e saj në çështjet administrative dhe gjyqësore në fushën e së drejtës doganore. Asistenca në këtë sektor shtrihet gjithashtu, në aktivitetin e konsulencës në çështje të ndërlidhura, si zbatimi i legjislacionit të së drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale në rastin e importeve të mallrave nga vende jo anëtare të Bashkimit Evropian, mbrojtja e pasurive kulturore me daljen dhe rihyrjen në territorin kombëtar, si dhe mbrojtjen e konsumatorit lidhur me deklaratat e origjinës të deklaruara në doganë.
Asistencë në marrëdhëniet me Administratën Publike Doganore.