TMT – Teknologjia, Media dhe Telekomunikacioni

  1. Kontratat e prodhimit, bashkëprodhimit, shpërndarjes, shitjes dhe licencimit për prodhimin kinematografik dhe programet televizive;
  2. Shkrime nga artistë/prezantues televiziv;
  3. Kontrata për shfaqje artistike të autorëve/aktorëve;
  4. Marrëveshjet e transmetimit dhe ritransmetimit satelitor;
  5. Kontratat e regjistrimit dhe publikimit të muzikës;
  6. Kontratat e publikimit dhe shfrytëzimit multimedial dhe on-line;
  7. Kontrata në sektorin e TV dhe medias.

Studio i ofron prej vitesh konsulencë të vazhdueshme grupit më të madh mediatik shqiptar dhe shoqërive të tjera në fushën e Teknologjisë së Informacionit, telekomunikacionit dhe teknologjive të reja, veçanërisht në lidhje me mediat e reja. Studio ofron gjithashtu asistencë në sektorët e argëtimit, mjeteve të komunikimit dhe në të drejtën e spektakleve, si dhe asiston disa nga shoqëritë kryesore në fushën e muzikës, kinemasë, home video dhe botimeve si në çështjet gjyqësore ashtu edhe në çështjet e konsulencës jashtëgjyqësore. Ka një eksperiencë të gjerë dhe shumëvjeçare të natyrës gjyqësore dhe jashtëgjyqësore në sektorin e të drejtës së pronësisë industriale dhe intelektuale dhe teknologjisë së informacionit.